Masakra zgjedhore/ 19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që fakton parregullsitë!

Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e perosnave të tjerë.

Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqir e plotë para shqiptarëve.

PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve.

1 27

Artikulli paraprakTakimi zyrtar, Vjosa Osmani-Vuçiçit: Dorëzo kriminelët që kryen gjenocid në Kosovë
Artikulli tjetërRinumërimi i kutive, pas Beratit edhe në Gjirokastër zbulohen dhjetëra raste të votimeve më shumë se 1 herë