Mashtrimet e faqeve online per “mjaltë bio”: Konsumatorët të pambrojtur

Nga Mirilda Tili*

“4 kg mjaltë 25 euro” kjo është oferta për mjaltë “bio” në rrjetet sociale, kryesisht facebook dhe Instagram.

Për shkak të kësaj oferte tunduese, edhe qytetarët i janë drejtuar zotëruesit të profilit për të blerë mjaltin, ku çmimi i 4 kg është jashtëmase tërheqës.

Arben Duraku, me të lexuar ofertën kontaktoi faqen për ti pyetur nëse kishte garanci që mjalti të ishte cilësor dhe bio. Shitësi i mjaltit e garanton që është bio dhe se mund ta provonte mjalin para se ta paguante. Mjaftonte që të dërgonte adresën dhe numirn e teelfonit.

Pas 3 ditësh mjalti mbërrin në adresë dhe postieri i kompanisë “Ultra Post” i komunikon blerësit të mjaltit që prova nuk lejohet dhe për më tepër ai vetë dilte garant se mjalti ishte shumë i mirë dhe se ai vetë kishte shpërndarë shumë pako.

“E kanë marrë edhe të tjerë produktin, dhe asnjë nuk është ankuar. Kam dëgjuar, që ai është kompani e madhe dhe shet shumë”- këto ishin fjalët që kishin bindur Durakun të besonte dhe të bënte pagesën prej 25 eurosh dhe me bindjen se kishte kapur një ofertë të mirë.

Arben Duraku, për “Qendrën Alert” u shpreh se jo vetëm kishte qenë i mashtruar por edhe komunikimet më pas kishin arritur deri në fyerje dhe përbuzje. “I bera provat, t’a shikoja sjelljen e produktit karshi ujit te temperaturës. Nuk jepte aspak asnjë lloj shenje mjalti. Ishte edhe shumë i trashë për të qenë një mjalt i lëngshëm. U kosultova me prodhues mjalti, dhe ai pasi e provoi tha, që nuk është i sigurt nëse ka ndopak mjalt brënda në kavanoz“.

Pas peripecive për të kontaktuar, qoftë postën për të kthyer produktin qoftë edhe për marrë paratë mbrpasht, Duraku, jo vetëm që nuk morri asnjërën, por edhe u përbuz nga shitësi i mjaltit.

Ky nuk është rast i izoluar dhe as i rrallë. Konsumatorët ushqimore, mashtohen nga shitje online dhe e vetmja mbrojtje që kanë janë ata vetë. Kujdesi personal dhe marrja e rriskut mbi vete.

Qendra Alert, i është drejtuar me kërkesë me shkrim Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke e pritur jo vetëm afatin e 10 ditëve punë, por shumë më gjatë dhe deri tani nuk ka mbërrtiur asnjë përgjigje.

Por situata e konsumatorëve, të cilët blejnë produkte online është sqaruar nga Prof. Asoc Ersida Teliti, e cila është shprehur se: Konsumatorët që kryejnë blerje online janë të pambrojtur, pasi institucionet nuk e kanë as objekt të hetimit. AKU nuk ka në fokus hetimin apo mbledhjen e ankesave të konsumatorëve nga mashtrimet që iu ndodhin.

Në këto kushte, i vetmi kujdes që konsumtorët është të mos bëjnë porosi dhe blerje në faqe të cilat janë të dyshimta.

Reklamimi për “superoferta“

4 kg mjaltë 25 euro, madje në disa raste edhe 20 euro, shfaqen të sponsorizuara në Facebook masivisht. E njëjta video,e njëjta reklame, ndërrojën vetëm emrat e profileve ku i referohen maleve të ndryshme në Shqipri dhe Kosovë. Siç edhe shikohet nga profilet (fotot) asgjë nuk ndrsyhon. Madje disa prej tyre shkojnë edhe deri tek transporti falas, që nga Kosova.

Posta nga Kosova, siç pranon „shitësi i mjaltit“ kushton 12 euro, dhe si e tillë nuk pranon që ti ktheje lekët blerësit të tij.

Postieri që doli garant për cilësinë e mjaltit nuk denjoi më as të përgjigjej dhe la në pritje me pretendimin se një kontakti në një kohë të dytë, mjaftonte të priste.

Cilat janë çmimet e mjaltit

Pas mbërritjes së rastit në Alert, u pyetën bletarë dhe dyqane të çertefikuar të shitjen e mjaltit, ku rrezulton që një kavanoz me 1 kg mjalt kushton minimalisht 2000 deri në 3000 lekë. Përballur me këto çmime të tregut, ofertat për një mjalt ku me 2500 lekë arrin të blesh minimalisht 4 kg mjalte ku mbulohen edhe kostot e trasportit, janë qartësisht mashtrime. Madje këto të fundit, të vetmit që mund ti ndëshkojnë janë konsumatorët me mosblerjen e tyre, pasi asnjë institucion as që i ka në objektin e vëzhdimit dhe ndëshkimit./alert.al

*Autoria e materialit është gazetare terreni prej 15 vitesh. 10 vitet e fundit, vëmendjen më të madhe ia ka kushtuar çeshtjeve ekonomike dhe te drejtave të individit dhe sipërmarrjes.

Artikulli paraprakItalia u eliminua nga Europiani, Federata merr vendimin për të ardhmen e Luçiano Spaletit
Artikulli tjetërTë dhënat/ Ja renditja e sipërmarrëseve më të mëdha femra në Shqipëri