Mashtrimet elektorale të Ramës, PD: Për 7 vjet u mori fermerëve 100 milionë euro nga taksat e rritura të karburantit

Nga Dorjan TELITI

ER, AD dhe rilindja në pushtet më kot mundohen, nuk fitohet duke ricikluar premtimet e pambajtura të 2013.

Ndonëse në 2013 premtuan naftë pa akcizë për fermerët, jo vetëm që nuk e hoqën akcizën por u shtuan si barrë në kurriz të tyre edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër.

Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milionë euro shtesë nga kjo taksë e rritur gjatë 7 viteve të keq-qeverisjes.

Bilanci i vërtetë në bujqësi është i qartë, kostot e prodhimit janë 30-40% më të larta krahasuar me rajonin dhe prodhimet tona hidhen kanaleve pasi konkurojnë me produktet e importuara e të subvencionuara fuqimisht në vendet e origjinës.

Fermeri shqiptar nuk merret me grafikët e ngjyrosur bukur të propagandës.

Fermeri shqiptar shikon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti.

Exit mobile version