Një kompani gjermane e trenave pretendoi se Greta Thunberg udhëtoi në një tren të klasit të parë, pasi aktivistja e klimës postoi një foto ku ishte ulur me çanta dhe valixhe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 16-vjeçarja publikoi fotografinë në Tëitter të shtunën me titullin: “Udhëtimi në trenat e mbipopulluar nëpër Gjermani. Dhe unë jam më në fund në rrugën time për në shtëpi!”.
Kështu, Deutsche Bahn u përgjigj duke kërkuar falje dhe duke thënë se ata “do të vazhdojnë të punojnë shumë për të marrë më vënë në dispozicion më shumë trena, lidhje dhe ulëse”.
Megjithatë, sipas mediave, ata më vonë fshinë postimin – dhe në dukje, ndryshuan edhe tonin.
Ndërmarrja më pas kishte shkruar: “E dashur Greta, faleminderit që na mbështesni në luftën kundër ndryshimit të klimës. Ne ishim të kënaqur që ju ishit në ICE 74 me ne të shtunën. Dhe me 100 për qind ‘energji të gjelbër’”.
Por Deutsche Bahn nuk është ndalur me kaq: “Do të ishte më e këndshme nëse do të kishit raportuar gjithashtu se sa miqësorë dhe kompetent jeni ndjerë, pas kujdesit nga ekipi ynë në vendin tuaj në klasin e parë”.