Mashtrimi i Ramës për rrugën Elbasan-Tiranë

Partia Demokratike në Qarkun Elbasan ka denoncuar dje mashtrimet e Qeverisë Rama për përfundimin e rrugëns Elbasan-Tiranë. 7 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit ishin dje në hyrje të tunelit të Kërrabës për të denoncuar atë që ata e konsiderojnë si një nga mashtrimet më të mëdha të Edi Ramës, ndërtimin e rrugës Elbasan-Tiranë.
Në një deklaratë për shtyp, kryetari i PD, Elbasan, Aurel Bylykbashi u shpreh se, “jemi këtu për të protestuar për urrejtjen e “Qeverisë Rama” ndaj qytetarëve të Elbasanit.  Prej katër vitesh këtu nuk hidhet asnjë lopatë dhe nuk punohet”.
Ai ka akuzuar Taulant Ballën, deputetët socialstë dhe kryetarët e bashkive në qark që nuk ngrenë zërin. Madje kryebashkiakët i ka denoncuar se e kanë mendjen të bëjnë pazare me tenderat.
Në fund Bylykbashi deklaroi se, së shpejti PD e Elbasanit do të nisë aksionin politik duke ftuar qytetarët elbasanas që të bllokojnë tunelin në mënyrë që të detyrojnë qeverinë të mbarojë rrugën.

Artikulli paraprakPD me model gjerman të zhvillimit ekonomik
Artikulli tjetërDeliri i të Sëmurit, Greqia nis “fshesën”