Prokuroria ka bërë një mashtrim te turpshëm dhe amatoresk në lidhje me helmimin e ujit në Krujë. Sipas tyre shkak janë bërë bagëtitë, ndërsa edhe femijët e dinë se kjo nuk ka lidhje me tubacionet e ujësjellësit. Prokuroria është vendosur këeshtu në shërbim të manipulimit të të vërtetës për të mbuluar aferën e pistë 5 milionë euro me ujësjellësin e ri të Krujës prej të cilit qytetarët e Krujës ose nuk janë furnizuar nga ky ujesjellës ose janë helmuar.
Njoftimi i prokurorisë:
Njoftimi i prokurorisë:
Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës janë paraqitur me shenja helmimi një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij qyteti, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
JU INFORMOJMË SE:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal.
Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.
Për këtë qëllim,është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.
Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër.