Policia e Shtetit ka arrestuar 20-vjeçarin me iniciale E.H, banues në Devoll.
Ai akuzohet si i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin.
Policia njofton se hetimet proaktive janë zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-së në Tiranë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 20-vjeçari akuzohet për dy vepra penale: “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
“Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuari E. H., i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.
Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. I arrestuari E. H. kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë.
Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese”, njofton Policia e Shtetit.