Mashtronte nxënës e mësues duke u premtuar programe arsimi falas në SHBA, përfaqësues të ambasadës amerikane në seancën gjyqësore ndaj Ermes Hoxhollit

Përfaqesues të ambasadës së SHBA-së janë paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranës për të ndjekur procesin gjyqësor në ngarkim të Ermes Hoxhollit.

 

20-vjeçari akuzohet se mashtronte institucionet arsimore me projektet “Let’s Talk Together about US”, duke u premtuar nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA.

Ermes Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë.

I riu mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë raportohet se pjesë në këto programe mashtruese.

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj tij dhe dërgoi në gjyq të riun më 20 Nëntor.

“Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri”, thuhej në njoftim.

Ermes Hoxhalli akuzohet se duke pretenduar se udhëhiqte një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot iu gjetën në laptonin e tij dhe aparatët celularë.

Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin E.H. i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin E.H. për veprën penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumentave’ të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi, “Arrest në burg’.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së  Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri. Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, shtetasi në fjalë pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarw rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbwshtetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane.

Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e kqyrura dhe të sekustruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit E.H në laptonin e tij dhe aparatwt celularw. Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit [email protected] me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Nga pasqyrimi i fakteve si më sipër, u arrit në përfundimin se me veprimet e tij, i pandehuri E. H., ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprave penale të “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPublikohen të dhënat përfundimtare të censit në Kosovë, ja sa është numri i popullsisë së regjistruar në vend deri më tani
Artikulli tjetërMbape: Do të kisha dashur të luaja me Ronaldon, ai dhe Mesi janë legjenda