Mashtruesi Balla mohon sërish dënimin nga gjykata

Në lidhje me këtë kërkesë, Ristani ka vënë në dijeni deputetin rilindas Taulant Balla, duke i kujtuar dhe një herë se ai nuk ka tagrin të thërrasë për të dëshmuar ish-kryeministrin, përderisa rezulton debitor ndaj tij. Tualanti, (i cili mashtrimin e ka parim të punës së tij) e ka mohuar këtë fakt, madje është ndjerë dhe i revoltuar, sikur vendimin ta kish dhënë Ristani dhe jo Gjykata e Apelit. Sërish si në mbledhjen e 23 nëntorit ka këmbëngulur se nuk ka qenë i dënuar nga Gjykata. “Ju jeni shpifarak i dënuar nga Gjykata, i konfirmuar me vendim gjyqësor. Gënjyet javën tjetër se s’ka një dënim të tillë, gënjyet edhe sot kur thatë se këtë e ka në dorë Gjykata. Jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Dhe kjo është e mbyllur”, u shpreh Ristani. Seanca u mbyll, dhe u lajmërua data 12 për thirrjen e seancës tjetër, ku trimi Balla vazhdoi dhe një herë si herën e kaluar monologun për sjelljen me forcë të dëshmitarëve në seancë. Nga ana tjetër do të ishte deputeti Bode, ai që do i kujtonte Ballës, se qëndrimet e tij nuk janë të bazuara në fakte dhe prova. “Qëndrimet ndaj Berishës dhe familjes së tij nuk bazohen në prova apo fakte, por në pasionin tënd për ta sulmuar. I keni të gjitha bateritë kundër Sali Berishës”, tha Bode.

Artikulli paraprakMjekët sërish në protestë kundër koncesionit të laboratorëve
Artikulli tjetërDrejtori i Arsimit Lezhë, kërcënon mësuesit me votat