Maskarada/ Kanë votuar 5900 qytetarë, në kuti dalin 7666 vota!

Votimet monopartiake të Edi Ramës dhe mbushja e kutive po dalin në pah. Rasti i parë i madh dhe skandaloz ka ndodhur në bashkinë e Urës Vajgurore ku kandidonte Juliana Mema.

Sipas të dhënave zyrtare nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve të bëra publike mbrëmjen e djeshme në Urën Vajgurore kanë votuar 5900 qytetarë, ose 19.18 për qind.

Por numërimi i votave të gjetura në kuti, kanë shfaqur edhe skandalin.

Po sipas të dhënave zyrtare nga ana e KQZ-së të publikuara në faqen zyrtare kandidatja e PS-së në bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar me 7666 vota, ose thënë ndryshe 100%.

Diferenca mes votuesve dhe votave të gjetura në kuti është 1766 vota, të cilat duket se janë mbushur gjatë ditës nga ana e komisionerëve socialistë.

auto Screenshot 21561967642

Exit mobile version