Maskat bëjnë namin, dhjetëra grabitje në 24 orë në Tiranë, Fier e Belsh

Dhjetëra grabitje kanë ndopdhur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Fier dhe Belsh.

Pas grabitjes së para pak ditëve, edhe sot u raportua për një grabitje në Tiranë.

Një grabitje banese mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Fierit. Persona të maskuar janë futur në banesën e një 40 vjeçare dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë. Në banesë në momentin e grabitjes mësohet se nuk ka pasur njeri.

Ndërkohë që një tjetër grabitje është shënuar në qytetin e Belshit. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesat e shtetasve G.H, ku i kanë vjedhur një shumë të madhe parash. Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë.

Ndërkohë që po në Belsh maskat kanë hyrë edhe në banesën e shtetasit G.Gj ku i kanë marrë një shumë të madhe parash, duke u larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë. Po para disa kohësh shtetasve B.Z dhe C.H i kanë vjedhur makinat dhe shtetasit B.A i kanë vjedhur një autoveturë.

Pas këtyre ngjarjeve Policia e Belshit e kontaktuar nga vetë këto persona kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve. Por deri tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Banorët shprehen tepër të qetësuar pasi në zonën e Belshit po ndodhin shumë vjedhje dhe kane frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi kanë fëmijë dhe prindër.

Ndërkohë që vetëm 10 ditë më parë grabitës me maska dhe të armatosur sulmuan një familje biznesmenësh në lagjen Allias në Tiranë duke lënë të plagosur rëndë kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa policia është ende në kërkim të autorëve.

‘Epidemia’ e grabitjeve ka pushtuar vendin prej kohësh. Familjarët kudo druhen se mund të bien pre e hajdutëve.

Exit mobile version