Maskat dhunojnë dhe grabisin kambistin në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Një kambist mësohet se është grabitur me dhunë në lagjen nr. 4 Kodër të këtij qyteti.

Dy persona të maskuar i kanë ngritur kurth kambistit në hyrjen e pallatit dhe e kanë goditur sapo ka tentuar të hyjë në ashensor.

Raportohet se ata kanë mundur ti marrin një shumë prej 500 mijë lekë të reja.

Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Artikulli paraprakMasakra zgjedhore/ Tabaku: Kemi dërguar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve
Artikulli tjetërBalluku shpërndan ushqime për vota në Kombinat, PS kërkon “tradhtarët” që kanë shpërndarë fotot