Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një shënim në rrjetin e tij social ka kërkuar që Edi Rama të merret si person në hetim për skandalin e maskave të skaduara në spitale.
‘Neveri të dëgjosh kryeministrin si avokat makabër të maskave mbrojtëse të skaduara.
Veprim kriminal i kryeministrit shpërndarja dhe alibia e tij për maskat e skaduara.
Krim ndaj mijëra mjekëve e infermierëve dhe mjaft punonjës të tjerë të shtetit, që në vend që të mbrohen i ekspozohen rrezikut me maska të skaduara.
Krim ndaj mijëra shqiptarëve, që i përdorin ato.
Si mundet përballe pandemisë së coronavirusit kryeministri në mënyrë kriminale i ekspozon shqiptarët dhe personelin mjeksor pa mbrojtje, duke i shndërruar në viktima.
Ka vjedhur, shpërdoruar e plaçkitur sa ka dashur miliarda euro, por tani po plaçkit dhe rrënon edhe jetën e shqiptarëve.
Edi Rama nuk u preku një fije floku oligarkëve, ndërsa shqiptarëve u jep mbeturinat e materialeve të skaduara që të huajtë duan të pastrojne depot e tyre anë e mbanë botës dhe ti shkarkojnë në Shqipëri.
Ky është kulmi, të largohet dhe të japë dorëheqjen, kryeministri, që vret shqiptarët s’mund të rrijë asnjë sekondë më në karrige sepse nuk është zgjidhje, por rrezik i madh.
Prokuroria të fillojë hetimin urgjent ndaj kryeministrit si fajtor për skandalin e shekullit.
Lexojeni çfare thote ky ish kryeministri Rama:
“Janë maska, që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës”.