Maskat grabisin 2 milionë lekë në një pikë këmbimi valutor

Një tjetër pikë e këmbimit valutor është sulmuar ditën e djeshme nga persona të armatosur dhe me maska në Sukth të Durrësit. Bëhet e ditur se, autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike në zonë dhe më pas kanë shpërthyer derën e lokalit. Pasi kanë marrë kasafortën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Brenda në kasafortë gjendeshin rreth 2 milionë lekë të vjetra. Dyshohet se autorët janë një grup, që vepron në atë zonë, pasi kanë ndodhur disa vjedhje në harkun kohor të një muaji të kryera me të njëjtin skenar. Një javë më parë u grabit një kompani në autostradën Durrës-Tiranë në të njëjtën mënyrë.

 

Artikulli paraprakShqiptari me drogë në makinë kapet në Itali
Artikulli tjetërBerisha: Pse ishim bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës