Nje shume e madhe parash u grabit nga maskat në një makinë që po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë. Sipas burimeve, maskat kane grabitur me forcë disa qindramilionë lekë në një makinë “Security”, në dalje të Megategut.
Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megateg. Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.
Mësohet se makina e grabitur është gjetur 500 metra larg vendit të ngjarjes në rrugë dytësore.
Paraparkisht dyshohet se dy persona të maskuar kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin. Ndërsa sipas policisë, ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë kishte brenda automjetit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zon?n ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Grabitja po mbahet si nje lajm i fshehte dhe nuk jepen detaje ne lidhje me kete grabitje, por ajo qe konstatohet eshte se kemi nje shpartallim te shtetit nga te gjitha anet. Gjate segmentit rrugur te Qafe-Kasharit maskat disa here kane sulmuar automjete qe benin transportin e parave te bankave.