Një pikë karburanti është grabitur nga maskat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë. Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë rreth orës 22:45, në Unazë të Re, në një pikë karburanti.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, në dukje pistoletë, i kanë marrë xhiron ditore punonjësit të karburantit. Më pas, ata janë larguar me motor në drejtim të sheshit “Shqiponja”. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Persona të paidentifikuar kanë marrë xhiron ditore, një shumë prej 17 200 lekësh”. Në momentin e grabitjes në pikën e karburantit ka qenë punonjësi E.T, 38 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, bandat e hajdutëve në Tiranë janë përplasur dje me armë. Policia njoftoi se ka arrestuar dy prej njerës palë dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të afërm ndërmjet tyre. Policia bën të ditur se rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, Erlando Markola dhe Amarildo Koçeku i kanë bërë pritë shtetasit Shpëtim T dhe ku Amarildo Koçeku dyshohet t’i ketë drejtuar një pistoletë. Nga situata e krijuar, ka ndërhyrë K.T., nipi i Shpëtimit, që ka marrë në shtëpi një automatik dhe dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të Erland Markolës dhe Amarildo Koçekut, duke e plagosur këtë të dytin. Tashmë, Koçeku ndodhet në SQU jashtë rrezikut për jetën.