Tre persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një pikë karburanti në rrugën e vjetër Fier-Vlorë. Sipas informacioneve nga policia, grabitësit kanë lidhur rojen dhe kanë marrë xhiron e ditës. Flitet për një shumë prej 20 mijë lekë të reja të grabituar. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Po ashtu, një biznesmen është grabitur me dhunë dhe i janë vënë edhe 10 mijë euro gjobë. Sipas policisë, dy të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është në kërkim, pasi i kishin vënë 10 mijë euro gjobë një burri, por pasi e kishin grabitur më parë. Oficerët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Tiranës, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diamantët”.