Zbulohen detaje të reja lidhur me grabitjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se pronari i mjetit tip ‘Benz’ është një 24 vjeçar banues në Korçë.
Ai ka deklaruar në polici se, kanë qenë 3 persona të maskuar, të cilët i kanë kërkuar të dalë nga makina dhe e kanë nxjerrë atë me forcë nën kërcënimin e armës, duke e goditur në fytyrë.
24 vjeçari si fillim nuk ka pranuar të dalë nga makina ku ka qenë i shoqëruar me një vajzë, por është dorëzuar kur grabitësit e kanë kërcënuar me armë.
Maskat kanë marrë mjetin dhe dy telefona celularë, por më pas i kanë hedhur pak metra larg vendit të ngjarjes. Policia bëri të diturse po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dei tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarje të rëndë.