Ish-zëvendësdrejtori i FBI-së, James Kallstrom, tha të dielën se kishte një komplot në Uashington për të mbrojtur Hillary Clinton nga paditë ndaj saj. Ai shtoi se kaosi i vazhdueshëm në kabinetin e presidentit Trump mund të jetë një simptomë e këtij komploti.
“A mendoni se dikush i drejtoi ata, apo mendoni mendoni se ata sapo dolën në këtë përfundim personal, them për drejtuesit në FBI-së dhe Departamentin e Drejtësisë, se donin të ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve?”, e pyeti gazetarja e ‘Fox News’, Maria Bartiromo, James Kallstrom.
“Unë mendoj se kemi fakte të mjaftueshme që na janë zbuluar gjatë këtij viti, që zyrtarë të rangut të lartë në të gjithë qeverinë – dhe jo vetëm FBI – kishin organizuar një komplot për të mos e paditur Hillary Clinton” – u përgjigj Kallstrom, një veteran i agjencisë.
Kallstrom pretendoi edhe një bashkëpunim mes departamenteve, duke shtuar edhe aparatin mediatik, që ndihmuan në minimin e fushatës së Donald Trump, duke theksuar në mënyrë të përsëritur rrëfenjën ‘Russiagate’.
Kallstrom e drejtoi gishtin ndër të tjerë te drejtori i CIA-s gjatë kohës së presidencës së Barack Obamës, John Brennan, një kritik jashtëzakonisht i zhurmshëm i administratës Trump.
“Burimet e mia më tregojnë se ai po nxirrte informacione vijimësisht, çdo javë dhe çdo ditë. Ai po merrte ca informacione të dyshimta në atë grumbull të paqenë të çështjes së ndërhyrjes ruse në zgjedhje dhe ia shiti Kongresit si çështje të madhe. Ai ka qenë një nga njerëzit më aktivë. E njoh prej kohësh”.
Brennan e dënoi me forcë shkarkimin nga detyra të ish-zëvendësdrejtorit të FBI-së Andrew McCabe nga Trump.
“Kur del në pah shtrirja e plotë e korrupsionit, paturpësisë morale dhe korrupsionit politik, atëherë ju do të merrni vendin tuaj të ligjshëm si një demagog i poshtëruar në koshin e mbeturinave të historisë. Ju mund të keni bërë kurban Andi Mçabe, por ju nuk do ta shkatërroni Amerikën…Amerika do të triumfojë mbi ju”, shkroi Brennan në një postim në ‘Twitter’.
Trump e shprehu mosbesimin e tij ndaj McCabe dhe madje e kritikoi hapur për marrjen e parave nga bashkëpunëtorët e Clinton.
Kallstrom pretendon se riorganizimi i përsëritur në kabinetin e Trump është rezultat i një komploti të nivelit të lartë për të ndihmuar ish-sekretaren e shtetit Hillari Klinton të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
“Ata kishin një plan rezervë për të minuar Donald Trumpin dhe kjo është ajo që po ndodh”, tha Kallstrom.
“Unë mendoj se komploti shkon drejt e në majën e sistemit. Dhe kjo përfshin strategjinë e tërë, ata do të fitonin, askush nuk do të kishte marrë vesh ndonjë nga këto gjëra dhe ata thjesht e vërsulën komunitetin e inteligjencës. Shikoni tani si po bien maskat. Ne nuk kemi parë ende asgjë për këtë. Shikoni mënyrën se si u shkelën të drejtat e të gjithë atyre qytetarëve amerikanë”.
Ky material është pronësi intelektuale e RT /Hashtag.al/