Prej 5 vitesh fenomeni i vjedhjes së banesave e staneve të bagëtive është kthyer në një fenomen shqetësues për banorët e fshatin Bishan të Vlorës. Ata i bëjnë apel shtetit të marri masa dhe të coj para drejtësisë autorët ose në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi.
Grabitja e banesave dhe staneve të bagëtive prej më shume se 5 vitesh është kthyer në një fenomen të zakonshëm në fshatin Bishan të Vlorës. Banorët e terrorizuar i bëjnë thirrje shtetit të marrë masa pasi vlera e objekteve dhe mjeteve të punës që grabiten nga maskat kanë vlerë të madhe.
Disa prej banorëve shprehen se policia është vënë në dijeni me dhjetëra herë për këtë problematikë por deri më tani sipas tyre forcat blu kanë kryer arrestime boshe dhe asnjë nuk është vënë para drejtësisë pavarësisht se autorët janë pikasur nga kamerat e sigurisë.
Banorët jashtë kamerave shprehen se dyshojnë se grabitësit bashkëpunojmë me persona që e njohin mirë fshatin pasi sa herë që bagëtitë arrijnë një moshë të caktuar dhe janë gati për shitje maskat godasin çdo stallë.
Sipas tyre, shpresa është shuar se policia do t’i japi zgjidhje ndërkohë theksojnë se, nëse shteti nuk do të ndërhyjë do bëjnë vetëgjyqësi.