Maskat terror në Belsh, dhunohet e grabitet e moshuara në banesë

Një person i maskuar është futur në banesë dhe pasi ka dhunuar një të moshuar 70-vjeçare i ka grabitur 2 milionë lekë. Ngjarja ka ndodhur në Belsh rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Bëhet e ditur se personi i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, madje e kanë goditur atë prapa koke me qytë pistolete. Maskat kanë dhunuar dhe i kanë vjedhur çiftit rreth 2 milionë lekë të vjetra. E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin, i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. 70-vjeçarja Naferit Tafani ka pësuar lëndime të rënda, pasi është qëlluar me pistoletë në kokë nga grabitësi i maskuar.
Mbrëmjen e fillimjavës rreth orës 23:30 një person ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani , ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj ngjitur me shtëpinë e saj. Hajdutët sipas 70-vjeçares i kanë vjedhur rreth 2 milionë lekë të vjetra, te cilat i kishte në një sirtar ne katin e parë të banesës.
E moshuara ka shkuar në banesën e saj, kur ka dëgjuar zhurma dhe të lehurat e qenit të shtëpisë, pasi ka dyshuar se diçka po ndodhte aty. Ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin, i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.
Ka pritur momentin kur e zonja e shtëpisë, 70-vjeçare ishte për vizitë tek fqinjët për të hyrë në banesën e saj nga dritarja e pasme dhe ta grabisnin. Personi i maskuar ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares, ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj, ngjitur me shtëpinë e saj. E moshuara është kthyer në banesë, pasi ka dëgjuar zhurma dhe të lehurat e qenit të shtëpisë dhe ka dyshuar se diçka po ndodhte aty. Ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin, i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo sipas të afërmve ka pretenduar se ka parë grabitesin e maskuar të dalë nga dera kryesore dhe se ai e ka goditur me qytë pistolete, ndërsa policia bëri me dije se ajo ka deklaruar se kur po futej në shtëpi është trembur kur grabitësi i ka dalë para dhe në tentative për t’iu shmangur është rrëzuar dhe nuk mban më mend më çfarë ka ndodhur më pas. Grupi hetimor pritet të verifikojë deklaratat e gruas së moshuar dhe të identifikojë autorët e grabitjes.
Gruaja ka rrëfyer për mediat nga spitali se si është dhunuar nga grabitësi. “E kuptova që ishte hajdut dhe thashë po më vjedh. Ai më tha, mos fol, mos e ngre zërin se të vrava. Më qëlloi me pistoletë në kokë dhe kam rënë pa ndjenja. Nuk arrita ta identifikoj, sepse ishte i maskuar. Përjashta e priste një njeri me motor”, u shpreh ajo.
70-vjeçarja Naferit Tafani është transportuar nga spitali kirurgjik i Elbasanit drejt Tiranës për mjekim për të specializuar. Bëhet e ditur se, e moshuara, e cila mbeti e plagosur pas koke me qytë pistolete, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Duke marrë parasysh situatën e saj, mjekët e spitalit të Elbasanit kanë vendosur që ajo të shtrohet në Tiranë, ndërsa shoqërohet nga djali i saj.

R.POLISI

Artikulli paraprakSkandal në Gjykatën e Tiranës, s’dërgon për rekurs 300 dosje
Artikulli tjetërKoha kur Evropën e tremb Shqipëria