Maskat terror në mes të ditës, grabiten një sasi e madhe parash në një banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë ku disa persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të madhe parash në banesën e një shtetasi.

Sipas burimeve, grabtitja me armë dhe maska ka ndodhur në lagjen e ish- S.M.T. në Fushë Krujë.

Bëhet e ditur se maskat kanë ushtruar terror dhe kanë grabitur banesa e shtetasit Isuf Çela.

Isuf Çela është pronar i nje pike elektroshtëpiakesh në Fushë Krujë.

Grabitja ka ndodhur mesditën e sotme dhe nuk dihet akoma sasia e parave të grabitura.

Artikulli paraprakA është e shëndetshme të ngrihen produktet e qumështit?
Artikulli tjetërTurqi, partia e AK e Erdoganit kërkon rinumërimin e votave