Maskat kanë ushtruar terror nën kërcënimin e armëve mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit në banesën e një noteri. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Tomi Kaçi 63 vjeç.
Mësohet se maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.
Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.