Maskat u grabisin makinat dhe paratë dy turistëve të huaj në Golem

Persona të armatosur dhe të maskauar kasnë ushtruar terror ndaj dy turistëve të huaj në Golem dhe u janë grabitur makinat. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Golem. Persona të maskuar kanë arritur të vjedhin në shtëpinë e shtetasve gjerman dhe anglez një sasi eurosh, lekësh si dhe dy automjete tip “Porsche” dhe “BMW”. Burimet bënë të ditur se maskat u kanë zënë pritë turistëve të huaj dhe pasi kanë suhtruar dhunë dhe terrior ndaj tyre u kanë marrë të gjitha paratë që kishin me vete dhe më pas i kanë zbritur nga makina dhe i kanë marrë vetë ato dhe janë larguar në drejtim të paditur për policinë.
Njoftimi i Policisë Kavajë
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”, e tip “BMW”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Exit mobile version