Masakra e policisë ndaj studentëve: Na dhunuan kur shkuam për nevoja personale

Një pjesë prej studentëve dhe mbështetësve të tyre para Kryeministrisë, kanë akuzuar policinë nga mikrofoni i televizionit “Fax News”, për dhunë ndaj tyre, por edhe të atyre që ata i quajnë si “spiunë”.
Një maturant, Erald Tomorri, tha për Fax News se janë dhunuar nga disa persona kur kanë qenë duke kaluar rrugën.
“Ishin spiunët që ishin këtu. Po kalonim rrugën”, tha njëri prej tyre, ndërsa shtoi se “Mua nuk më kanë marrë policë, por jam rahur me spiunë, policia na tha se nuk jemi këtu për të parë çfarë ndodh”.
Sipas tyre, rrahja ka ndodhur pas mesnate, e nuk kanë pasur mundësi për ta denoncuar dhunë në polici, pasi nuk kanë besim tek drejtësia e mund t’i mbajnë në burg.
“Mbrëmë jena kap, jena rraf nga policia. Kemi ikur për nevoja personale, se nuk mund ta bëjmë në mes të sheshit. Na kanë rrahur, na kanë gjuajtur me shkelma nga policia dhe civila”, – tha një prej personave të dhunuar nga policia, ndërsa shtoi se nuk ishte student, por mbronte këtë kauzë, pasi pamundësia nuk e ka lejuar të shkojë në Universitet.
Në shenjë simbolike studentët para Kryeministrisë kanë lëshuar 9 balona që simbolizojnë 9 kërkesat e studentëve.

auto studentet1 2

Artikulli paraprakSkandali me kapjen e drejtësisë/ Ortakja e Ajolës dhe deputetes së PS në krye të KLGJ-së
Artikulli tjetër“Më është mohuar buka…”, flet Dorian Protoduari: Ja çfarë kërkoi ministri Lleshaj në Drejtorinë e Policisë