Materiale “bombë”/ SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës! Në hetim policë, gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë!

Komunikimet e zhvilluara në aplikacionin “Sky” të mbëritura në Shqipëri nga Franca dhe Belgjika, kanë rregjistruar një dosje penale në prokurori të posaçme që bën fjalë për ngjarjen e 4 Tetorit 2018, ngjarje kjo e ndodhur në qëndër të ish-bllokut në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së dy grupeve kriminale të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, në këtë ngjarje mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën rëndë biznesmeni i lojrave të fatit Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljo Hato.
I vetmi që bëri 7 muaj burg për këtë ngjarje ishte i plagosuri Ervis Martinaj.

Ndërsa bodigardi i Ervin Matës, Marviol Bilo, që qëlloi me pistoletë ndaj tre personave, nuk bëri asnjë ditë burg, megjithëse u dënua me 4.8 vite burg duke ja kthyer këtë dënim në shërbim prove.

Të gjithë personat e përfshirë në konflikt duke filluar nga Eldi Dizdari, Fabiol Gaxha, Marviol Bilo, Fabiol Alushi, Eljo Hato, Geldo Hoti e deri tek Ervin Mata, mundën t’ia hedhin drejtësisë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka mësuar përmes burimeve brenda SPAK se Prokuroria e Posaçme SPAK, ka hapur një seri kodesh të aplikacionit “Sky” që janë përdorur gjatë periudhës 2019-2021 nga protagonistët e këtij konflikti.

Nëse do ketë vullnet për ti shkuar deri në fund kjo çështje pritet të kthehet në “bombën” toksike për sistemin e drejtësisë, duke konkuruar denjësisht me dosjen penale “Zarka”, ku u arrestua ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës dhe u shpallën në kërkim biznesmeni Astrit Vldadi, oficerja e policisë Erjona Dautaj dhe avokati nga Fieri, Radovan Çela.

Pasi në bisedat e administruara dalin disa punonjës të policisë së Shtetit, prokurorë, gjyqtarë e deri tek ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore që kanë manipuluar ekspertizat balistike të predhave dhe gëzhojave të sekuestruara në vendin e krimit.

Njëherësh shuma të mëdha eurosh janë dhënë për mosarrestimin nga policia i Marviol Bilos që ishte shpallur në kërkim, apo qoftë dhe për ndryshimin e masës së sigurisë për Ervis Martinaj nga “Arrest në burg” në detyrim paraqitje.

Në këto biseda ndërhyrjet, presionet, korrupsioni është ngjitur në kupolën e Policisë së Shtetit dhe shumë njerëz të Drejtësisë që kanë ushtruar detyrën e tyre në Gjykatën e Tiranës dhe Gjykatën e Apelit Tiranë.

Mësohet se dy kode të aplikacionit “Sky” të përdorura nga biznesmeni tashmë i zhdukur Ervis Martinaj, janë zbardhur totalisht.

Në kodin “NP8LS4” dhe një kod tjetër të përdorur prej tij, janë konstatuar një intesitet bisedash të zhvilluara me persona të tjerë, brenda rradhëve të policisë, e deri në gjykatë dhe prokurori, për kualifikuar akuzat penale ndaj të pandehurve.

Biznesmeni, Ervis Martinaj, fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim mbetur në tentative.

Por prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, duke e dënuar përfundimisht me 3 vite e 8 muaj burgim.

Pasi Martinaj, sipas akuzës i ka dërguar sms miqve të tij për t’u afruar në zonën e ish-bllokut.

Akuza të tjera kundër tij ishin “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, pasi Martinaj pas ngjarjes në ish-bllok, ju sekuestrua një pasaportë Kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin.

Për sigurim kushtesh për të kryer vrasje në këtë ngjarje është hetuar dhe i plagosuri Eljo Hato, që gjatë vitit 2020-2021 ka përdorur kodin “Sky” “TFQL4R”.

Gjithashtu mjaft biseda për masakrën 4 Tetorit e ndodhur në ish-bllok SPAK, ka konstuar dhe tek kodi “GS4TDD” që i përket Ervin Matës, që në Tiranë njihen me nofkën “Boli” dhe tashmë është shpallur në kërki ndërkombëtar për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”.

Ervin Mata, ishte vetë subjekt i këtij hetimi aq më tepër interesohej në mënyrë të drejtpërdrejtë që policia mos arrestonte bodigardin e tij, Marviol Bilo.

Njëherësh grupi përmes lidhjeve të tij solli dhe ndryshimin e akuzave për ish-komandon special Bilo, nga duke vendosur një dënim të ulët prej 4.8 vite burgim, për të cilin nuk bëri asnjë ditë burgim për shkak se gjykata ja pezulloi vuajtjen e dënimit me burg, duke e vendosur Bilon në shërbim prove.

Artikulli paraprakApeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sekuestros për dy bizneset e grupit kriminal që udhëhiqet nga vëllezërit Çopja
Artikulli tjetërBIRN: Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt