Matësit inteligjent/ Duleviç: Thjesht një tender i radhës. Para tyre të përmirësohet cilësia e shërbimeve për konsumatorët

Vendosja e matësve inteligjentë të energjisë në kabina dhe tek konsumatorët private pritet të vijojë tashmë më tej me zbatim konkret në tre rajone sipas OSSH-së.

Inxhinieri elektrik Azmer Duleviç, në një komunikim për MCN live, këtë nismë e sheh një tender të radhës, falë kostos së madhe që ka.

Sipas tij, OSSH nuk jep sqarime as lidhur me faktin se sa do të jetë ulja e humbjes në rrjet me instalimin e këtyre matësve.

“Ky është thjesht një tender për tu bërë iu radhës sepse kanë një kosto shumë të madhe.

Pyetja është sa do jetë ulja e humbjes, këto të na thotë OSSH. Sa do jetë ulja e humbjes në rrejt në momentin që do vendosen këto matëse, çfarë do sjellin mbrapsht.”

Sepse në momentin që vendosen këto, nja 3-4 faturist do largohen nga puna sespe nuk është nevoja për ta, sepse në kohë reale i shkojnë OSSH sa ka konsumuar.

Për inxhinierin Dulevic, fillimisht duhet të ndryshoje fokusi që kanë institucionet të merren masa për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët e jo të vihet theksi te matëset inteligjent.

Sipas tij, edhe pse nismë e mirë, këto janë projekte pilot që vijën jo në kohen e duhur për vendin.

Janë 1 milion e 90 mijë abonent, qofte edhe 1, 10, 100 mijë matëse, nuk e zgjidhin këtë problem.

Janë thjesht projekt pilot, që në shifra nuk japin asnjë përmirësim , në eliminimin e këtyre problematikave, kur kemi një numër të madh të abonentëve dhe kur jemi përballë këtyre fakteve, prandaj unë them se fokusi duhet të jetë diku tjetër që të prekeshin të gjithë abonentët në tërë Republikën e Shqipërisë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sepse matësit janë thjesht për disa projekte pilot ose lokale me vlera modeste, por jo se janë ndonjë gjë e keqe.

Është nismë e mirë por jo në momentin e duhur, të paktën jo në vendin tonë.

Inxhinieri Duleviç ngre shqetësimin se me kohën këto matës mund të pësojnë defekte dhe mund të masim me shumë sesa është konsumuar.

Sa i takon matësve inteligjent, nga luhatjet e tensionit, pësojnë defekte dhe mat më tepër sesa ti ke konsumuar dhe ty të vjen fatura, 150-200 mijë lek, ndërkohë që muajt e mëparshëm ke paguar 40 mijë l të vjetra.

Këtu është problematika sepse do fillojë një kalvar për qytetarët. E para njëherë ti vete e bën ankese pranë zyrave të OSSH, dhe kur vjen elektricisti, konstaton thotë është në rregull, dhe gjëja e parë siç e bëjnë vendet normale dhe siç e bën OSSH, prandaj them duhet të jenë të fushës. Pra ata nuk e dijjnë që matësi pëson defekt dhe nuk vete askush që t’ja marrë matësin atij qytetari dhe ta çoj për kolaudim sepse po ta çonte, jo vetëm do ti ndërrohet matësi por duhet edhe ti kthehet lekët. E kuptoni se pse nuk behet kjo tani.

Artikulli paraprakReagimi i Edvin Kullurit: Ti Gazmend ke të drejtë që nuk më njeh, por do të them se si të njoha unë!
Artikulli tjetër“Do të restaurohet”/ Muzeu Kombëtar mbyllet deri në 2028