Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike.
Provimi i Gjuhës së Huaj, është i pari me të cilën maturantët u testuan, para 11 ditësh më 3 qershor në të gjithë gjimnazet e vendit. Rreth 28 mijë maturantë iu nënshtruan këtij testi.
Ditën e hënë, maturantët u testuan në Gjuhën Shqipe dhe më tej pritet të testohen në Matematikë dhe në lëndën me zgjedhje.