Maturantët prishin “dëgjesën”e qeverisë: Jo reformës klientaliste

Ligji për Arsimin e Lartë hartuar dhe miratuar nga Qeveria Rama vazhdon të kundërshtohet me forcë nga gjimnazistët dhe studentët. Ditën e djeshme qeveria organizoi një dëgjesë me maturantët në “Teatrin Eksperimental”, për t’i informuar për studimet e larta, por kjo dëgjesë nuk është lejuar nga gjimnazistët e Tiranës.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm ministrja e Inovacionit Milena Harito, drejtoresha e Agjencise Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi, Edvin Kukunja këshilltar i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë Arsimit. Gjatë dëgjesës, disa maturantë kanë hyrë në ambientet e Teatrit me një banderolë në dorë ku shkruhej: “Jo reformës klienteliste”.
Maturanët kanë kundërshtuar Ligjin e Arsimit të Lartë, ndërsa punonjësit e Ministrisë janë vërsulur për të nxjerrë jashtë maturantët me pankartën në duar. Të gjithë të pranishmit në këtë takim të organizuar nga qeveria janë ngritur në këmbë dhe më pas kanë dalë jashtë nga salla, duke bërë që të dështojë propaganda qeveritare për Ligjin e Arsimit të Lartë.
Për këtë ngajrje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha, duke publikuar në faqen e tij në Facebook videon e incidentit që ka ndodhur në Teatrin Eksperimental në Tiranë, gjatë një takimi me maturantët të ministres Milena Harito dhe këshilltarit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. “Maturantët e Tiranës, në një akt historik përzënë nga takimi Kryebanditin e shtetit dhe ndrikull Nikollën, që mbyllën dyert e universiteteve për të mbushur xhepat e tyre”, shkruan Berisha.
Prej disa muajsh, studentët e universiteteve të Tiranës dhe jo vetëm, janë ngritur kundër Reformës në Arsimin e Lartë. Studentët kundërshtojnë mënyrën si do bëhet financimi dhe se me draftin e ri vihet shenja e barazimit mes Universitetit Publik dhe atij privat. “Ky ligj e sheh studentin jo si një përfitues të dijes si e mirë publike, por si një element pothuajse jashtë sistemit të Arsimit të Lartë”, u shprehën studentët vetëm disa ditë pas miratimit të draftit përfundimtar për ndryshimet në Arsimin e Lartë.
Gjithashtu studentët janë kundër një reforme që sipas tyre rrit tarifat e studimit. Të rinjtë janë kundër marrjes së kredive në momentin kur ata pranohen në Universitet. Po kështu studentët kundërshtojnë reformën, që sipas tyre i shikon ata si klientë dhe jo si e ardhmja e vendit. Të mbështetur dhe nga pedagogët, studentët janë kundër dhe bordit të administrimit, ku 3 anëtarë do emërohen nga Ministria e Arsimit.
Gjatë këtij viti akademik, mjaft studentë u lanë jashtë dyerve të universiteteve ndonëse kishin mesatare mbi 9. Në universitetin publik u dërguan studentë me mesatare të ulët dhe u lanë jashtë ata me rezultate të shkëlqyera në mënyrë, që ata regjistroheshin në universitetet private për shkak të korrupsionit Rama-Nikolla.
Ky ligj është kundërshtuar me forcë nga opozita, ndërsa një ditë më parë lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjlaës së tij në Çadrën e Lirisë ku ishin të pranishëm edhe shumë studentë nga Tirana deklaroi se sapo të niste punën qeveria demokratike do ta shfuqizojë të parin Ligjin e Arsimit të Lartë.

R.POLISI

Exit mobile version