Mavraj kalon vizitat mjekësore, gati firma me Hamburgun

Mërgim Mavraj mund të cilësohet praktikisht futbollist i Hamburgut. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të premten kreu me sukses vizitat mjekësore në klinikën “Athleticum” të qytetit verior dhe me shumë gjasa do të hedhë firmën mbi kontratë.
30-vjeçari do të lidhet me Hamburgun deri në qershor 2019 dhe në arkat e Këlnit do të shkojnë 1.8 milionë euro. Vetë mbrojtësi pritet të fusë në xhep rreth 1.2 milionë euro në sezon.
Qendërmbrojtësi kuqezi do t’i bashkohet ekipit të ri më 3 janar, dy ditë para se të udhëtojë me skuadrën drejt Dubait për të kryer përgatitjet dimërore për dhjetë ditë. Hamburgu do të jetë skuadra e katërt në karrierën profesionale të Mavrajt në futbollin gjerman. Deri tani ai ka luajtur 213 ndeshje me Bohumin, Grojter Fyrthin dhe Këlnin.

Artikulli paraprak“Shkoj te Astana për Europën”
Artikulli tjetërBraziliani Oscar transferohet në Kinë