“Maxhoranca kërkon t’i bëjë presion SPAK dhe GKKO”- Antikorrupsioni, Dash Shehi thirrje opozitës: Duan të gënjejnë popullin e ndërkombëtarët, mos u bëni pjesë e këtij teatri

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi është shprehur se me anë të Komisionit Antikorrupsion, maxhoranca kërkon t’i bëjë presion SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Deputeti Dash Shehi i kërkoi deputetëve opozitarë mos të hyjnë në marrëveshje me PS-në për ngritjen e Komisionit, teksa shtoi se nuk duhet të bëhen pjesë e asaj që e quajti një teatër.

Dash Shehi: “Parlamenti i dha të gjitha shenjat e korruptimit të vet gjatë gjithë kësaj periudhe. Sidomos muajin e fundit, ka pasur dy pozicione të dukshme që e bëjnë qesharake këtë lloj rezolute. Para 1 jave u aprovua një ligj për transferimin e pronës publike në private, antikushtetues, dhe gjithashtu disa javë më përpara Parlamenti dha një sinjal ku u diskutua çështja e mandatit të ish ministres nga Kushtetuesja, e megjithatë i doli për zot njerëzve të vet, i dha sinjal institucione të tjera që ne nuk i dorëzojmë njerëzit tonë.

E kanë kompromentuar këtë rezolute me qëndrimet e veta. Nuk besojmë tek kjo rezolute, është rruga për të gënjyer shqiptarët dhe ndërkombëtarët, jemi të vendosur që rruga për të luftuar korrupsionin janë të tjera dhe shteti shqiptar i kanë. Kemi dyshimin që kjo po bëhet për ti bërë presion sistemit të ri të drejtësisë, SPAK dhe GKKO, për të ndërtuar një institucion që i jep të drejtën të ndërhyjë e të bëjë presion mbi këto institucione, do të jetë dëm i madh. Kolegët opozitarë që ti qëndrojnë qëndrimit të djeshëm, nëse do të fillojnë marrëveshje se si do të jetë komisioni do e fusin veten në një situatë qesharake.

Ato e bënë, e gëzofshin Komisionin e vet, janë shumicë dhe mund të bëjë çfarë të kenë qejf. Por ne nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij Teatri, pa rregulla e moral politik. Muajin e fundit Parlamenti ka kaluar në mënyrë të përshpejtuar shumë ligje.

Exit mobile version