Mayer: Vettingu në politikë i domosdoshëm, Gjermania e mbështet

Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë pritur ditën e sotme në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Stephan Mayer.
Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe ka qenë i frytshëm.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan në faqen e tij në Facebook se Mayer u shpreh se ‘vettingu në politikë është i rëndësishëm’.
Reagimi i plotë i Palokës në Facebook
Takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë Stephan Mayer.
Mayer: ‘Vettingu në politikë shumë i rëndësishëm’.
Sot në selinë e PD bashke me z. Spaho zhvilluam një takim me z. Stephan Mayer, deputet në Bundestag dhe Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë.
Lidhur me kërkesën e opozitës për Vetting të politikaneve z. Mayer u shpreh qartë:
‘Vetingu në politike është shumë i rëndësishëm, kështu merr kuptim dhe vettingu në organet e drejtësisë…’

Artikulli paraprakBanda në polici dhunon fëmijët pse kërkojnë çeljen e shkollës, nënkryetari i Bashkisë zgërdhihet
Artikulli tjetër500 milionë euro nga eurobondi, Tabaku-Ramës: Po merr para për të shlyer borxhet e luksit