Mazhoranca e re reale dhe legjitime…

Nga Kastriot ISLAMI

Me zë dhe figurë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u bënë me dije se “maxhoranca e Rilindjes” është ilegjitime; që ndryshe do të thotë se Rilindja nuk i ka 71 mandate të pastra të siguruara përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prandaj edhe qeveria Rama dhe Rama si kryeministër janë jo vetëm ilegjitime por edhe shkaktarët e këtij ilegjitimiteti, shkaktarë që duhen ndëshkuar natyrisht politikisht ndërsa autorët individualë edhe penalisht.

Ndërkohë opozita ka kërkuar që ky legjtimiteti i kuvendit të vëndoset përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri tranzitore dhe duke ngulur këmbë njëkohësisht për ndëshkimin e e shkaktarëve të këtij ilegjitimiteti. Kjo është refuzuar me kokëfortësi nga Rama por edhe me hile e marifete duke tentuar të zëvëndësojë opozitën reale me një opozitë fasadë.

Pikërisht në këtë moment shpallen gjetjet e një sondazhi të kryer nga Instituti IPR Marketing. Ajo që është më e rëndësishme për shqiptarët e ndërkombëtarët është se “votuesit shqiptarë janë të gatshëm të votojnë për një maxhorancë të re, legale, solide, legjtime, dhe e qënësishme, pra që garanton qeverisje dhe stabilitet. Maxhoranca e re që mbështesin shqiptarët, e “fotografuar” nga sondazhi i IPR Marketing, është në vlerë mbi 53 përqind dhe mund të arrijë mbi 77 mandate.

Ky sondazh parashikon edhe opozitën reale e legjitime, në përmasa të qënësishme prej 44 përqind që mund të arrijë deri të sigurojë 63 mandate. Më poshtë jepet një analizë dhe intepretim (ky s’është një parashikim por vetëm intepretimi i gjetjeve të sondazhit për “orientimin e votës”) i gjetjeve të sondazhit të IPR Marketing.

1 4

Fondacioni italian IPR marketing, ka bërë deri më sot sondazhe edhe “orientimin e votës” që janë përputhur në mënyrë të kënaqshme me rezultatet zgjedhore. Pra thënë ndryshe, fondacioni italian ka bërë sondazhe serioze përsa i përket vetëm “orientimit të votës” apo rezultateve zgjedhore..

Është e rëndësishme pra të theksohet se serioziteti i tij lidhet vetëm me sondime që kanë të bëjnë me “orientimin e votës” apo me rezultatet zgjedhore…Sepse, vetëm “orientimi i votës” i sonduar nga fondacioni, duke u krahasuar me rezultatin real në zgjedhje, ka rezultuar i afërt apo i njëjtë me realitetin, pra me rezultatin zgjedhor të përcaktuar nga vota e qytetarëve…

Gjithcka tjetër është thënë në këto sondazhe s’është ballafaquar me realitetin, thënë ndryshe nuk dihet nëse të dhënat e tjera të publikuara nga fondacioni, përvec “orientimit të votës”, s’dihet nëse kanë qënë të sakta (kjo s’do të thotë aspak se këto të dhëna kanë qnë të pasakta, por s’mund të thuhet nëse ato kanë qënë të sakta përderisa s’janë ballafaquar dot me realitetin)…sepse ato s’kanë pasur mundësi të ballafaqohen me realitetin…dhe kanë mbetur vetëm të dhëna nga sondazhet…

Saktësia e të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, do të varej për më tepër, fuqimisht, nga mënyra sesi ishte drejtuar pyetja…dhe mbi të gjitha nga alternativat e mundshme që janë lënë për përgjigje…ndërkohë që pyetja se “për cilën parti do të votosh” është e qartë, e thjeshtë dhe direkte, po ashtu edhe përgjigja…

Nga ana tjetër, interpretimi i të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, është më kompleks dhe duhet të bëhet integralisht, domethënë duke patur parasysh edhe të gjithë të dhënat/përgjigjet nga pyetjet e tjera, përfshi edhe ato që lidhen me orientimin e votës….Aq më tepër që në të gjithë këto interpretime komplekse duhet të përfshihet edhe ai rezultat që lidhet me qëndrimet/përgjigjet “neutrale” të themi në formën se “s’e di”, apo se “s’do të shprehet”, e tjerë….

*
Nisur nga ky parashtrim, ja vlen që edhe nga sondazhi i fundit të nxirren disa përfundime vetëm për ato të dhëna që lidhen me “orientimin e votës”…sepse ai është tashmë testuar disa herë dhe për këtë parametër fondacioni ka rezultuar serioz, ose thënë shkurt, fondacioni ka qënë i saktë. Nga sondazhi rezulton se për “orientimin e votës”, në momentin kur është bërë pyetja:

Ngë të dhënat e sondazhit mund të nxirren përfundimet e mëposhtme:

Exit mobile version