Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha, për shkak të pagimit të shpenzimeve të udhëtimeve për zyrtarin e Bashkisë.
“Për ne rasti është shumë i qartë dhe këtë shkatërrim po e bën bashkia”, u shpreh Ervin Goci.
Skandali lidhur me abuzimin e fondeve të shtetit dhe detyrës në udhëtime të shtrenjta dhe shpenzime me shifra marramendëse është denoncuar nga opozita fill pas skandalit që përfshiu ministren Etilda Gjonaj për faturat e kripura të hoteleve në të cilat akomodohej nga udhëtimet e punës.