Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, ka zhvilluar dje një takim në Elbasan, ku ka prezantuar buxhetin 2025 për Bashkitë.
Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, e quan atë propagandë bajate dhe të turpshme.
“E sot si për ironi të fatit, Elbasanit i doli flaka e korrupsionit në qiell!” – shkruan ajo më tej.
Postimi i plotë:
Ç’propagandë bajate dhe e turpshme!
Drejtuesi politik i PS për Elbasanin dhe Ministri i Pushtetit Vendor Mazniku kishte zgjedhur, dje, qytetin më të varfër e më të ndotur për të prezantuar buxhetin 2025 për bashkitë.
E sot si për ironi të fatit, Elbasanit i doli flaka e korrupsionit në qiell!
Qyteti u helmua përsëri nga plehërat pa incerenator.
Elbasani, qyteti i mbetjeve toksike të Metalurgjikut dhe incerenatorit, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve përmes vjedhjes dhe korrupsionit të pushtetit, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie që ka drejtuar për 12 vjet vendin dhe prej 17 vitesh këtë qytet.
E pra, guxim i madh për këtë ministër e drejtues qarku por dhe turp i madh për ata elbasanllinj të tjerë që e degjojnë dhe heshtin!
Bashkia Elbasan sot paguan një incerenator për tri procese, grumbullim, përpunim dhe incenerim, ndërkohë që vetëm grumbullimi i mbetjeve ndodh dhe djegia në natyrë e plehrave, ashtu si sot.
Ndërsa mbetjet toksike kancerogjene të metalurgjikut që alarmuan botën, janë një tjetër hall.
E Mazniku flet medemek për buxhet, përmes një propagande të shpifur e pa moral, duke mos mbajtur as më të voglin përgjegjësi për këtë situatë të rëndë, që qeveria e tij ka zhytur këtë qytet.
Po Qeveria e Edi Ramës nuk është as për qytetarët dhe as me qytetarët.
Dhe, elbasanllinjtë janë të varfër por jo budallenj.
Ndaj qytetarët elbasanas do ta kenë një alterantivë duke e ndalur këtë qeveri hajdute, ajo do të jetë PD Demokratët Euroatlantikë, të cilët kanë një program ambicioz që Elbasanin do ta fusë në shina normale të zhvillimit.