Mbape, drejt thyerjes së rekordit të golave të Kristiano Ronaldos te Reali

Kilië Mbape ka lëshuar frenat. Sulmuesi i Realit të Madrid ka hyrë në vitin 2025 me një plan të qartë. Tetë gola në tetë ndeshje e kanë çuar në 22 numrin e golave të realizuar në këtë sezon të tij të parë me “Los Blancos”.

Këtu llogariten të gjithë golat në çdo kompeticion. E veçanta tjetër është se Mbape ka shënuar në secilin prej tyre Superkupa e Europës, La Liga, Liga e Kampioneve, Kupa Ndërkontinentale dhe Kupa e Mbretit. Me numrin 9 në shpinë, të njëjtin numër që mbante Kristiano Ronaldo në sezonin e tij të parë në “Shtëpinë e Bardhë”, Mbape ka vendosur të kapërcejë rekordin e sezonit të parë të portugezit si lojtar i Realit. Kristiano e përfundoi sezonin 2009-2010 me 33 gola. Është një rekord që me ritmin aktual të francezit, mund të thyhet në pak më shumë se një muaj. Evolucioni i Mbapesë paraqet një kurbë të qartë drejtuar nga lart, njësoj si skuadra e Ançelotit.

KONTEKSTE TË NDRYSHME – Portugezi mbërriti në një ekip në ndërtim larg ciklit fitues. Në sezonin e tij të parë, ai nuk kishte Superkupa apo Interkontinentale. Në Kupën e Mbretit ai nuk mori pjesë në turpërimin e Realit nga Alkorkon. Në Champions ai shënoi shtatë gola në gjashtë ndeshje përpara se Reali të eliminohej në 1/16 e finaleve kundër Lionit. Ardhja e Mbape në Madrid është një kontekst rrënjësisht i ndryshëm. Kjo i ka dhënë atij mundësi që Kristiano nuk i kishte.

E para, tituj që në ndeshjen e tij të parë me Realin, në Varshavë në Superkupën e Europës. Kristianos iu desh të priste 82 ndeshje për të fituar trofeun e parë me Madridin: 20 prill 2011, Kupa e Mbretit kundër Barçës në “Mestalla” (Valencia). Kjo i ka dhënë Mbapes më shumë hapësirë dhe ndeshje për të shënuar. 22 golat e tij që nga 27 janari kanë ardhur pas 33 ndeshjeve. Në atë periudhë të sezonit të tij të parë, Kristiano kishte shënuar 15 gola në 16 ndeshje.

“RIKTHIMI” – Ajo që është realitet është se Mbape tashmë është aty ku ka qenë në sezonet e fundit: ndër golashënuesit më të mirë në futbollin elitar. Numri 9 i Madridit është tashmë plotësisht i përfshirë në luftën për të qenë golashënuesi më i mirë. Përshpejtimi i tij në janar e ka futur në atë garë ku ndan fushën me Levandovskin, Haland, Herri Kejn apo Salah.

Exit mobile version