Mbape kundër skuadrës së zemrës, mamaja e francezit zbulon të vërtetën

PSG do të presë në kryeqytetin francez Milanin në sfidën e raundit të tretë të grupeve të Champions-it.

Për Kilian Mbapen kjo do të jetë një sfidë e veçantë, pasi ai do të përballet me skuadrën e tij të zemrës në fëmijëri.

Për këtë gjë, ka zgjedhur që të flasë vetë mamaja e yllit francez, Fajza Lamari, e cila në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” shpjegon: “Kur ai vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbte, Kilian përplaste telekomandën dhe fillonte të shante në italisht.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=950&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmbape kunder skuadres se zemres mamaja e francezit zbulon te verteten kur milani humbte ai perplaste%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=852&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmbape kunder skuadres se zemres mamaja e francezit zbulon te verteten kur milani humbte ai perplaste%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.comGjithsesi kur luante ‘PlayStation’ ai gjithmonë zgjidhte Realin e Madridit. Mbante veshur fanellën e Robinjos në stërvitje dhe nuk e hiqte as kur shkonte në shtrat.

Nëse do të na kishin thënë përpara 15 vitesh që ai do të ishte protagonist në një sfidë mes PSG-së dhe Milanit, ne nuk do e besonim kurrë”, u shpreh e ëma e Mbapesë.

Artikulli paraprakLetërporosia nga autoritetet belge/ SPAK zbarkon në shtëpinë e Suel Çelës, shoqërojnë të atin dhe vëllain
Artikulli tjetërGjylja shpërtheu, shpërndahuni!