PSG do të presë në kryeqytetin francez Milanin në sfidën e raundit të tretë të grupeve të Champions-it.
Për Kilian Mbapen kjo do të jetë një sfidë e veçantë, pasi ai do të përballet me skuadrën e tij të zemrës në fëmijëri.
Për këtë gjë, ka zgjedhur që të flasë vetë mamaja e yllit francez, Fajza Lamari, e cila në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” shpjegon: “Kur ai vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbte, Kilian përplaste telekomandën dhe fillonte të shante në italisht.
Nëse do të na kishin thënë përpara 15 vitesh që ai do të ishte protagonist në një sfidë mes PSG-së dhe Milanit, ne nuk do e besonim kurrë”, u shpreh e ëma e Mbapesë.