Mbappe politikë në Euro2024/ Kapiteni i Francës kërkon votën e të rinjve për t’iu kundërvënë ‘ekstremistëve’: Po trokasin në derën e pushtetit, ne jemi brezi që mund të bëjmë ndryshimin

Kapiteni i kombëtares franceze të futbollit, Kylian Mbappé, u ka bërë thirrje të rinjve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme franceze.

 

Duke folur përpara ndeshjes hapëse të Francës në Euro 2024, Mbappe paralajmëroi se “ekstremistët janë në portat e pushtetit” dhe tha se donte të ishte krenar për të veshur fanellën e vendit të tij.

“Ne jemi një brez që mund të bëjmë një ndryshim. Ne shohim se ekstremet po trokasin në derën e pushtetit dhe ne kemi mundësinë të formësojmë të ardhmen e vendit tonë”, tha ai.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi zgjedhje të parakohshme në fillim të këtij muaji, pas fitores së krahut të djathtë të Marine Le Pen në zgjidhjet për në Parlamentin Evropian.

Exit mobile version