Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”. Kjo ka qenë ndër kërkesat e para që delegacioni ukrainas do të parashtrojë për bisedime me Rusinë. Takimi është caktuar në kufirin ukrainas-bjellorusi, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase. Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Bisedimet Moskë-Kiev në Bjellorusi, mbërrin delegacioni ukrainas, ja kush janë të dërguarit
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për të zhvilluar bisedime me Rusinë.
Delegacioni ukrainas mbërriti në kufi me helikopter. Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i Zelenskit Pantoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin.