“Mbështesim SPAK për të mbushur 313-ën me shokët e Ramës”, Basha: Me Metën dhe Roshin në listë, demokratët e kanë të qartë kush mbron interesat e tyre dhe kush intersesat personale

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se koalicioni që ai përfaqëson është alternativa e vetme serioze për zgjedhjet e 11 majit. Basha tha se oferta e Koalicionit Euroatlantik bazohet në një program të plotë dhe në mbështetje të pakushtëzuar për punën e SPAK-ut.

“Është e vetmja forcë politike që me vepra jo me fjalë në mbështetje të SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund punës që ka nisur dhe t’i mbush plotë qelitë e 313-ës të Durrësit dhe Fierit me politikanë të korruptuar” – u shpreh Basha.

Ai gjithashtu tha se me Ilir Metën dhe Elvis Roshit, demokratët janë të qartë se kush u nis për interesa personal dhe kush është nis për interesat personale.

“Qëllimi është t’u japimnjë ofertë. Dhe Koalicioni Euroatlantik me programin dhe kandidatët e vet këtë po bën. Pse do heq dorë nga kjo? Që të rri zgjedhja pa zgjidhje. Të kemi zgjedhje pa zgjidhje më 11 maj. Me dy të palët që duan të marrin votat e qytetarëve që të nxjerrin shokët e tyre nga burgu, po mor zotëri. Votoni për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.
Dhe gjëja e parë që do merni, se ne kemi një program të plotë, por kurrë nuk na lejuan që ta shpalosim. Gjëja e parë, është e vetmja forcë politike që me vepra jo me fjalë, është dhe do të jetë më fuqishëm në mbështetje të SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund punës që ka nisur dhe t’i mbush plotë qelitë e 313-ës të Durrësit dhe Fierit me politikanë të korruptuar.
Me Ilir Metën dhe Elvis Roshit, anëtarësia e Partisë Demokratike çdo ditë e më shumë vetëdijësohet se kush u nis për interesa personal dhe kush është nis për interesat e tyre” –
tha Basha.

Artikulli paraprak“Ndryshimi më 11 maj është kusht për integrimin”, Basha: Shqipëria nuk ka asnjë shans të hyjë në BE me Ramën dhe shokët e tij të korruptuar tek 313-ta
Artikulli tjetër“Pas tre vitesh erdhën te qëndrimet e mia për Amerikën”, Basha: SHBA nuk janë një ‘kooperativë bujqësore’, janë aleati ynë më i madh