Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Franc Shkëmbi, ka marrë një vlerësim të posaçëm nga një prej figurave më të njohura në fushën e së drejtës ndërkombëtare, profesori italian Marco Bocchese. Ky i fundit ka theksuar rëndësinë që ka Shkëmbi si përfaqësues i një brezi të ri politik, me vizion të qartë dhe përkushtim ndaj standardeve demokratike.
Sipas akademikut Bocchese, Franc Shkëmbi spikat për aftësinë e tij analitike dhe për angazhimin e sinqertë në mbrojtje të institucioneve funksionale dhe të politikës me përgjegjësi. Ai e sheh kandidaturën e tij si një vlerë të shtuar për të ardhmen e Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kjo mbështetje vjen si dëshmi e besimit që figura të rëndësishme ndërkombëtare kanë ndaj modelit të ri politik që përfaqëson Koalicioni Euroatlantik. Franc Shkëmbi paraqitet si një profil i kualifikuar, me përgatitje të gjerë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, por mbi të gjitha, me integritet dhe vendosmëri për të çuar përpara interesat e qytetarëve.
Ky është vizioni i një Shqipërie të drejtë, me institucione që punojnë për njerëzit dhe me politika që ndërtohen mbi vlera, jo mbi klientelizëm dhe korrupsion.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
Postimi I plote: