“Mbështetje pa kushte për SPAK” Basha: Është në rrezik për shkak të pazarit mes Ramës dhe Berishës

Pjesë nga intervista:

SPAK-u është një realitet i cili u ka prishur gjumin të pandëshkueshmëve të politikës. Për këtë arsye meriton një mbështetje totale dhe është sot në rrezikun më të madh për shkak të pazarit të fundit midis kryeministrit dhe ish kryeministrit që ndajnë hallet e përbashkëta në raport me drejtësinë e pakontrolluar nga ta. Dhe për këtë arsye, qëndrimi ynë dhe i gjithë atyre që besojnë tek një Shqipëri me barazi para ligjit, është mbështetje pa kushte për SPAK-un. Kjo është një gjë dhe padiskutim është pjesë e profilit tonë politik, por askush nuk ka varur shpresat që zgjedhjet e ardhshme t’i caktojë apo t’i vendos SPAK. Ata që kanë varur shpresat te SPAK-u, duhet ta dinë që e kanë gabim. Skenën politike e pastron vota e qytetarëve shqiptarë.

Artikulli paraprak“Rama dhe Berisha u kanë hypur në qafë shqiptarëve”, Basha: Duan t’u mohojnë qytetarëve debatin mbi problemet reale. Do shpalosim alternativën tonë
Artikulli tjetërBanorët e fshatit Gurras në protestë! Kundërshtojnë projektin e rrugës që lidh Tushemishtin me Doganën e Tushemishtit