“Mbështetje për çiftet e reja dhe pensionistët”, Basha nga Selaniku: Kredi për banesë për 30 mijë çifte të reja dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. Pensioni minimal 250 euro, aai mesatar 450 euro

Gjatë takimit me shqiptarët në Selanik, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për disa nga pikat e programit për mbështetjen e familjeve të reja dhe pensionistëve. Ai tha se çdo vit 30 mijë çifte të reja do përfitojnë kredi të lehtësuara për banesë dhe bonuse për fëmijët, deri në 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Basha theksoi se prioriteti është edhe kthimi i dinjitetit të pensionistëve, ku pensioni minimal do jetë 250 euro dhe ai mesatar 450 euro. Po ashtu, ai tha se për pensionistët me të ardhura nën 300 euro, muaj për muaj të marrin një pagesë fikse për të përballuar tërrësisht ilaçet dhe faturën e energjisë.

“Duke filluar nga çiftet e reja shqiptare që të kenë mundësi të marrin një banesë me hua, që sot është e pamendueshme për shumicën dërrmuese të çifteve. e ndaj Shqipëria jo vetëm zbrazet nga emigracioni, por po shpopullohet edhe nga palindshmëria. 30 mijë çifte të reja çdo vit, të cilët me paratë e buxhetit të shtetit do të përfitojnë zbutje të interesave të kredisë dhe të kushteve të kolateralit me bonusin për bebet 5-fush të asaj që marrin sot për fëmijën e parë dhe fëmijën e dytë dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë, ne do të heqim një pjesë të barrës financiare që sot është tërrësisht mbi supet tuaja, do ta bëjmë barrë financiare të përballueshme nga buxheti i shtetit shqiptar.

Pensionistët me pensionet më të ulëta dhe çmimet më të larta. Zotimi ynë i parë dhe kryesor është ekonomia shqiptare, rigjallërimi i të cilës do të rrisë bazën e të ardhurave dhe do të mundësojë që shteti shqiptar përmes këtyre të ardhurave t’i përgjigjet kategorive më në nevojë. Duke shkurtuar këmbët e korrupsionit shqiptar, duke bërë të qartë që paratë s’mund të jenë edhe tek shokët e Edi Ramës edhe tek pensionistët shqiptarë, por do të jenë tek pensionistët shqiptar dhe jo tek shokët e Ramës, ne marrim përsipër pensionin minimal prej 250 eurosh, pensionin mestar prej 450 eurosh dhe mbi të gjitha marrim përsipër për të gjithë ata pensionistë nën 300 euro, muaj për muaj të marrin një pagesë fikse për të përballuar tërrësisht ilaçet dhe faturën e energjisë. Nuk do të ketë më barna të parimbursueshme për pensionistët shqiptarë” – tha Basha.

Artikulli paraprak“Më 11 maj zgjedhim mes Shqipërisë dhe Edi Ramës”, Basha në Selanik: Koalicioni Euroatlantik ofron program që lehtëson barrën financiare dhe ndalon emigrimin masiv
Artikulli tjetër“Gjestin, Metën,Ramën apo Berishën”, kë zgjodhi Basha për 8 vite në një ishull të shkretë?