Mbeten në burg/ Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-kreun e ARRSH Evis Berberi dhe bashkëpunëtorët e tij

Apeli i GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Evis Berberin, ish kreun e ARRSH dhe dy biznesmenët, Valter Begaj, dhe Ervis Lami.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 25.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 16 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.B., E.L., V.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 21, datë 13.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 21, datë 13.03.2024 dhe të vendimit nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Artikulli paraprakA është bërë SPAK kaq terror sa të bllokojë aktivitetin e zakonshëm të qeverisë?
Artikulli tjetërLulzim Basha: Ja pse ndërkombëtarët toleruan vjedhjen e zgjedhjeve në 2021 nga Edi Rama!