Mbetet në Radë anija me mbetjet e rrezikshme/ Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit

Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit.

Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, që kërkonte angazhimin e disa institucioneve për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera, autoriteti portual ka kthyer përgjigje duke theksuar se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie.

Nga tjetër ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria.

Anija Moliva me 102 kontenierë brenda së cilës dyshohet se ka materiale të rrezikshme, ndodhet në Radë, 1.5 milie nga porti i Durrësit, që prej mëngjesit të së dielës.

Ndërkohe me të mbërritur, prokuroria kërkoi sekuestrimin e të gjithë kontenierëve dhe angazhoi një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave.

Exit mobile version