Mbeti jashtë Kryesisë së PD, reagon deputeti Agron Shehaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte mes kandidatëve që nuk arritën të zgjidheshin si pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike, që është një ndër organet më të rëndësishme drejtuese në parti.
Nga ana tjetër, Shehaj ka vlerësuar me nota pozitive gjithë procesin, duke theksuar se ndihet i nderuar që ishte pjesë e garës dhe se është ende i ri në Partinë Demokratike.
“Procesi ishte transparent dhe uroj anëtarët e përzgjedhur. Jam i nderuar që isha kandidat, por mendoj se jam ende i ri. Ne do të punojmë çdo ditë me qytetarët për të rrëzuar qeverinë. Protetat dhe denoncimet janë mënyra të mira”, tha Shehaj në studion e lajmeve të Vizion Plus.

222

Artikulli paraprakFoto shokuese! Ja si transportohen të sëmurët në Spitalin “Nënë Tereza”!
Artikulli tjetërStudentët ndryshojnë strategjinë e protestës, ja vendimi që kanë marrë për ditën e nesërme