Mbi 10 milionë euro u grabitën në aeroport

Tre ditë pas grabitjes spektakolare në pistën e Aeroportit të Rinasit, mësohet se shuma e grabitur është mbi 10 milionë euro. Burimet konfidenciale bëjnë të ditur se kjo shumë është mbi 10 euro dhe jo 1 milion euro sa u deklarua nga policia. Të njëjta burime bëjnë të ditur se, paratë e vjedhura i përkisnin “Raiffeisen Bank”, një prej bankave më të mëdha në vend. Menjëherë me t’u bërë publik lajmi se në pistën e Aeroportit të Rinasit janë grabitur një sasi e madhe parash në valutë të huaj, nuk vonoi shumë, banka në fjalë dha informacion në rrugë jo zyrtare se janë vjedhur mbi një ton para. Sipas llogarive të bëra nga ekonomistë të ndryshëm, me përvojë në përllogaritjen e valutës në vend, bënë me dije se shuma e vjedhur kalon miliona euro. Fakt që shton hije dyshimi akoma edhe më tepër se kaq.
Po ashtu bëhet e ditur se, në të njëjtën kohë po transferoheshin edhe paratë e një banke tjetër, në një shifër shumë më të vogël, të cilat gjendeshin në një furgon tjetër. Por grabitësit kanë qenë të mirinformuar dhe të fokusuar në grabitjen e tyre të shumës marramendëse të “Raiffeisen Bank”. Tre grabitësit me maska kishin hyrë me automjet deri në pistën e aeroplanëve ku po transferoheshin shumat e parave. Pasi morën thasët me valutë, ata u larguan me automjet drejt Krujës dhe në Tapizë makina e tyre u gjet e djegur. Deri më tani, nuk ka asnjë shenjë të autorëve, ndërsa policia ka ndaluar punonjësit e sigurisë private të Aeroportit të Rinasit.
Hetimet për supergrabitjen në Rinas po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Hetimi i deritanishëm ka evidentuar një sërë mangësish dhe shkeljesh nga administrata e aeroportit dhe nga “ICTS”, kompania përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, sistemi i Rinasit nuk ka dhënë alarm në momentin që një prej grabitësve ka kapërcyer gardhin rrethues.
Alarmi nuk ka rënë as kur brava e derës hyrëse u pre me gërshërë metalike dhe prej andej hyri makina e grabitësve. Po kështu, në momentin kur autorët e grabitjes arritën tek avioni që do të nisej drejt Vjenës, paratë ndodheshin në duart e vetëm tri vetave të paarmatosur, që nuk patën çfarë të bënin. Nisur nga këto fakte dhe nga informacionet e tjera, Prokuroria dyshon se grabitja është favorizuar nga njerëz të brendshëm të aeroportit, policisë dhe kompanive të sigurisë që kanë pasur të bëjnë me paratë.
Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me perimetrin e sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kur kanë kaluar tre ditë nga grabitja e një shume marramendëse parash të një banke të nivelit të dytë. Kështu, burime brenda policisë tregojnë se para disa javësh, dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, arritën që të thyenin perimetrin e sigurisë së aeroportit.
Personat në fjalë ishin në këmbë, pa automjet, por arritën që të kapërcenin rrethimin e pistës dhe të hynin në të. Ata u konstatuan nga “ICTS”-ja, e cila patrullon dhe pistën. Dy personat arritën deri te shkallët e avionit, por u ndaluan pa hipur në të.
Gjatë seancës së marrjes në pyetje në polici, dy personat dolën me një arsye disi të dyshimtë. Ata thanë se nuk kishin para të blinin biletë dhe se hynë në pistë për të kapur një avion dhe për të dalë jashtë vendit. Kjo ngjarje nuk është bërë e ditur më parë dhe zbulohet vetëm tre ditë pas grabitjes spektakolare. Nga kontrolli fizik ushtruar dy personave në fjalë, nuk u gjet asnjë objekt i paligjshëm.
Siguria e Rinasit kushton 9 milion euro për 1 vit
Grabitja e ndodhur në Aeroportin e Rinasit ka tronditur tashmë me të drejtë gjithë opinion publik, por jo vetëm atë. Pavarësisht se në këtë fazë të hetimeve po flitet se kush e ka përgjegjësinë e thyerjes së gjithë perimetrit të sigurisë, mungesës së vigjilencës së autoriteteve mbikëqyrëse të hyrjeve dhe daljeve në aeroportin e vetëm të Shqipërisë, akoma nuk është folur se sa milion euro kushton në një vit siguria e Aeroportit të Rinasit.
Nga të dhënat e verifikuara, rezulton se për një vit, shpenzohen 9 milionë e ca euro vetëm për të garantuar sigurinë e aeroportit të vetëm dhe pikës kryesore të lidhjes nga ajri të Shqipërisë me vendet e tjera, shkruan “Opinion.al”.
E thënë më thjeshtë, çdo qytetar shqiptar që udhëton nga Rinasi taksohet për çdo udhëtim të tij, 3 deri në 5 euro taksë. Për të bërë një llogari akoma edhe më të thjeshtë, çdo para e marrë nga shqiptarët, sipas të gjitha gjasave, është bërë “rrush e kumbulla” nga politikat menaxheriale të TIA-s.
Si në çdo aeroport tjetër civil në Evropë e më gjerë, koncesionari që ka nën menaxhim shërbimet në aeroport, TIA, ka detyrimin e ofrimit të sigurisë së shërbimeve në të, për avionët, pasagjerët dhe bagazhet.
TIA ka ndërtuar sistemin e sigurisë duke e ndarë në dy segmente, sigurinë e ambienteve të brendshme dhe skanerave, si dhe sigurinë e jashtme të aeroportit.
TIA ka përzgjedhur për sigurinë e brendshme të aeroportit kompaninë “ICTS”. Ndërkohë po TIA ka përzgjedhur për sigurinë e jashtme të aeroportit kompaninë “Nazeri 2000”. Nga të dhënat e deritanishme është kjo kompani që ka përgjegjësinë e ruajtjes së sigurisë në portën nga kanë hyrë grabitësit me makinën e tyre.

Pse fshihet shuma reale e parave të grabitura?

Çdo ditë që kalon në lidhje me hetimet mbi grabitjen spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u morën më pak se 1 milion euro sipas deklaratës së policisë, po shtohen dyshimet për bashkëpunim mes dy kompanive private të sigurisë dhe Raiffeisen Bank. Në një deklaratë për mediat, PD ka bërë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 10 milion euro të grabitura dhe jo aq sa është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit.
Këto hije dyshimi, si dhe disa të dhëna nga bankat e nivelit të dytë, paramendohet se mes Raiffesien Bank dhe dy kompanive të sigurisë së aeroportit të Rinasit, mund të ketë një marrëveshje të fshehur.
Menjëherë me t’u bërë publik lajmi se në pistën e aeroportit të Rinasit janë grabitur një sasi e madhe parash në valutë të huaj, nuk vonoi shumë, banka në fjalë dha informacion në rrugë jo zyrtare se janë vjedhur mbi një ton para. Sipas llogarive të bëra nga ekonomistë të ndryshëm, me përvojë në përllogaritjen e valutës në vend, bënë me dije se shuma e vjedhur kalon miliona euro. Mbi të gjitha, nuk është më pak se 1.5 milion euro. Ç’ka shifrat zyrtare të publikuara nga policia e hedhin poshtë një pretendim të tyre. Fakt që shton hije dyshimi akoma edhe më tepër se kaq.
Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga grabitja më e madhe në vend, si dhe më spektakolarja që jo vetëm tronditi sistemin bankar në Shqipëri, por nxori komplet blof, sigurinë e vendit. Duke lënë të kuptohet, se të gjitha ato miliona euro që hidhen përgjatë një viti për të ruajtur aeroportin e vetëm në vend kanë ikur për “rrush e kumbulla”, por edhe kanë lënë një shije të hidhur për seriozitetin e një shteti që përballë parasë është akoma më i dobët sa mund të paramendohet. Kjo nuk është veçse njëra anë e medaljes, pjesa tjetër është se pse Raiffesien Bank nuk ka mbajtur një deklaratë publike jo vetëm mbi shumën që mendohet se është vjedhur, por mbi situatën që është nderur në vend e aq më tepër për sistemin e brishtë bankar. Ku mjaftuan vetëm tre persona për të bërë hatanë dhe lëkundur atë.
Nëse ende nuk ka dalë shuma e paramenduar e parave të grabitura si nga burimet konfidenciale të bankave të nivelit të dytë, si dhe nga specialistë të pavarurur por me përvojë në këtë sektor, a kemi të drejtë të pyesim: Pse hesht Raiffesien Bank? Një pyetje tjetër, a mund të jetë edhe kjo: çfarë e frikëson një bankë të tillë të ngurojë të shpjegojë qartësisht shumën e vjedhur, por edhe të zbulojë rregulloren e caktuar që kanë bankat me kompanitë private të ruajtjes dhe transportit të valutës sipas shumave përkatëse dhe itinerarit të përcaktuar nga të dyja palët me rregullore.
A është vjedhur Raifesien Bank në këtë grabitje? Pasi nga të dhënat e ditës së sotme të publikuara në media, grabitësit thuhet se kanë marrë vetëm një pjesë të valutës, që kap shumën e më pak se 1 milion eurove, por që ishte shuma e vetëm një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, ndërsa valuta e bankës tjetër nuk është prekur me dorë nga ata. Çfarë ka përtej kësaj historie që nuk po merr përgjigje deri në këto çaste.
Nëse Raiffesien Bank nuk ka ngenë të japë përgjigje zyrtare për dilemat që janë nderur jo vetëm në media, por edhe në të gjithë opinionin publik shqiptar, të paktën të gjejë mundësinë të bëjë me dije se parat e vjedhura i përkasin bankës në fjalë dhe shumën e vërtetë të grabitur. /Opinion.al/

Prokuroria: Përgjegjësitë dhe rolet e 5 personave të arrestuar

Prokuroria e Krujës ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me hetimet për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit. Me anë të një deklarate, Prokuroria sqaron rolin e secilit prej 5 të arrestuarve në lidhje me grabitjen. Sipas akuzës, me mosveprimet e tyre personat e arrestuar kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar kështu kushtet për supergrabitjen.
Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë “ICTS Albania” pranë aeroportit “Nënën Tereza”. Megjithëse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim ka kontrollin e gjendjes së sigurisë së aeroportit, marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cenonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave sikurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithëse ka qenë i informuar për riskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.
Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve, dhënien e detyrave, marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuese për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.
Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të sigurisë (patrullës të “ICTS Albania”). Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat “ICTS Albania”, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të pajisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjentët e “ICTS” (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe mos lejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme.
Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brendshme dhe të aeroportit në tërësi, e për të informuar menjëherë për elementët që cenonin sigurinë e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cenojnë sigurinë e aeroportit.
Vangjel Nikolla, mban detyrën e drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale. Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firmën nënkontraktore “ICST Albania”.
Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me përgjegjësi personin e mësipërm.
Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, vërteton qartë se mosmarrja e masave të mësipërme, ka lidhje shkaksore direkte në pasojën e ardhur.
Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë. Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF “Nazeri 2000”, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

R.POLISI

Artikulli paraprakGjushi, 21 milionë lekë për mirëmbajtjen e ujit të pishinës
Artikulli tjetërA i duhet vënë flaka?