Prokuroria e Posaçme ka publikuar disa nga bilancet e vitit 2024 mbi numrin e masave të sigurisë të dhëna gjatë vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.
Siç shihet nga tabela, individët e përfshirë në krimin e organizuar zënë 30.84% të totalit të masave të sigurisë të regjistruara.
Ndërkohë, ata të akuzuar për korrupsion, përbëjnë 5.1% të totalit të masave.
Postimi i SPAK
Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.
Nga vlera totale:
- Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
- Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara.