“Mbi 323 mijë euro për një studim mbi strategjinë e brandit dhe marketingut të turizmit shqiptar”.
Kjo është shuma që ofron Agjensia Kombëtare e Turizmit dhe që publikohet nga drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi.
Ky i fundit, teksa tregon edhe dokumentin e tenderimit, i cili ka patur vetëm një garues, shprehet se, qeveria dhe ministria e Turizmit duhet të japë llogari më parë se çfarë është bërë studimet e së shkuarës.
“Pas 6 vitesh qeverisje do bëjnë strategjinë e brandit. 300,000 euro të tjera për një studim pa treguar se çfarë u bë më studimin para këtij dhe me të tjerë para këtyre.
Rezultati i turizmit janë 29 të mbytur dhe distribucion lulesh pas eksperiencave tek Mihali”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.